Hapi 1 Aktivizoni takёmin nё internet

MOS e kapёceni kёtё hap. Nuk mund tё merrni rezultatet tuaja pёrderisa tё keni aktivizuar analizat tuaja.

Shkoni tek https://www.ancestry.com/dna/activate

Nuk keni njё llogari tё Ancestry? Ështё e lehtё dhe falas—do t’ju ndihmojmё tё konfiguroni njё.


Futni kodin e aktivizimit me 15 shifra nga tubi i grumbullimit

Ky kod lidh mostrёn tuaj me ju. Ështё mёnyra e vetme qё tё mund tё identifkojmё mostrёn tuaj. Pa tё, nuk mund tё merrni rezultatet tuaja.

Pёr regjistrat tuaj, sidomos nёse jeni duke grumbulluar shumё analiza menjёherё, regjistroni emrin e pjesёmarrёsit dhe kodin e aktivizimit nga tubi i grumbullimit.

Hapi 2 Mblidhni ADN

MOS hani, pini, pini duhan ose pёrdorni çamçakiz pёr 30 minuta pёrpara sesa tё jepni mostrёn tuaj tё pёshtymёs.

Mbusheni tubin me pёshtymё deri nё vijёn e zezё tё valёzuar.

Mbushni tubin derisa pёshtyma juaj (jo duke pёrfshirё flluskat) tё jetё nё ose mbi vijёn e valёzuar. Ështё e lehtё—ёshtё mё pak se ¼ e njё lugё kafeje. Mos e tejmbushni.


Zёvendёsoni hinkёn me kapakun.

Hiqeni hinkёn nga tubi. Vidhosni kapakun e pёrfshirё fort pёr tё çliruar solucionin qё do tё stabilizojё ADN-nё nё pёshtymёn tuaj.


Shtrёngojeni pёr tё çliruar lёngun stabilizues.

Do t’a dini se funksionon kur solucioni blu nga kapaku ёshtё zbrazur nё tub.

Paralajmёrim: Mos e kapёrdini solucionin stabilizues nё kapakun e tubit. Nёse lёkura, sytё, ose goja juaj bien nё kontakt me solucionin, lajini me ujё. Mbajeni takёmin e ADN-sё larg fёmijёve.

Tundeni tubin pёr tё paktёn pesё sekonda.

Kjo do tё sigurojё se mostra juaj pёrzihet tёrёsisht me solucionin stabilizues, nё mёnyrё qё laboratori ynё tё mund tё pёrpunojё sa mё mirё mostrёn tuaj.


Vendoseni tubin nё qesen e grumbullimit.

Vendoseni mostrёn brenda nё qesen e grumbullimit tё dhёnё nё takёmin tuaj tё ADN-sё. Mbylleni qesen me shiritin ngjitёs.


Dёrgoni me postё mostrёn tuaj

Vendoseni mostrёn tuaj nё kutinё e postёs tё parapaguar. Mbylleni kutinё me shiritin ngjitёs dhe dёrgojeni me postё.

Kur rezultatet tuaja tё jenё gati, do t’ju kontaktojmё nё adresёn e email-it tё lidhur me llogarinё tuaj Ancestry. Pas asaj, do tё jeni nё gjendje tё aksesoni rezultatet tuaja tё personalizuara nё çdo kohё nё Ancestry.com.